Një punonjës i burgut 313 në Tiranë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Dyshohet se punonjësi është infektuar pasi bashkëshortja dhe djali kishin rezultuar më herët pozitiv.
Burime për ABC News kanë raportuar se ai është vetëkarantinuar bashkë me familjen në shtëpinë e tyre, teksa janë testuar mbi 10 kolegë të tij, që kanë patur kontakte me të infektuarin.
Ai nuk kishte lidhje me ambientet e burgut pasi merrej me librat e shërbimit.
Ndërkohë më herët janë konfirmuar 3 raste pozitive me Covid-19 në burgun e Rrogozhinës ku rezultoi i infektuar drejtori i këtij burgu, juristi, dhe një nga specialistët e kësaj drejtorie./abcnews.al