Koronavirusi ndryshon traditën, ceremonitë mortore zhvillohen me shumë pak njerëz

schedule18:59 - 18 Mars, 2020

schedule 18:59 - 18 Mars, 2020

Një prej traditave mijëravjeçare është dhe respektimi në maksimum i personave që ndërrojnë jetë, në shumë zona këto ceremoni marrin edhe më shumë vëmendje se martesat.

Por masat e reja ku stili i jetës po na ndryshon të gjithëve kanë ndikuar dhe ceremonitë mortore.

Mësohet se dhe automjetet që i shoqërojnë drejt banesës së fundit duhet të marrin autorizim në policisë.

Ceremonitë nuk duhet të zgjasin më shumë se 1 orë.

Ndërkaq një prej punonjësve të një agjencie funeralesh në Vlorë tregon më shumë detaje në lidhje me thyerjen e traditës.

“Në shërbimet funeralë punonjësin tonë e pajisim me maska dhe doreza. Varrimi bëhet vetëm me një makinë varrimi dhe një makinë familjare”.

Gjithashtu janë pezulluar dhe drekat mortore, pasi nuk ka më restorante të hapura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!