Koronavirusi, mjeku i njohur jep këshillat e thjeshta për t’u mbrojtur

schedule14:41 - 10 Mars, 2020

schedule 14:41 - 10 Mars, 2020

Shqipëria ka shënuar 10 të prekur me koronavirus, ndërsa gjasat janë që numri të rritet në orët dhe ditët në vijim. Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që të jenë korrekt me higjenën personale dhe kufizimin elëvizjeve të panevojshme.

Gjithashtu, Prof.Dr. Arben Pilaca, Drejtor i Mjekësisë Interne dhe Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Hygeia thekson se krahas higjenës rekomandon edhe ushtrimin e aktiviteteve sportive.

Këshillat e Prof.Dr. Arben Pilaca:

Masat që duhet të marim për t’u mbrojtur nga koronavirusi janë masat më të thjeshta që nuk kërkojnë investim.

Këtu përfshihen:

1.Larja e duarve disa herë në ditë me ujë dhe sapun dhe sigurisht pastrimi i ambientit që jetojmë, sipërfaqet, tavolinat, pajisjet elektrike etj.

2.Mbajtja e distancës mes personave që shfaqin simptoma të ngjashmë me gripin;

3. Kufizimi në maksimum i ambienteve të mbyllura me njerëz, restorante, teatro, kinema, transporti publik apo aktivitetet e tjera me shumë njërëz;

Këto janë masat universale.

Tjetër, është stili i të jetuarit. Ai luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në shmangien e situatave.

Rekomandohet sporti, por jo në ambjentet e mbyllura si palestra, por në natyrë , ç’ka bën të ekspozohesh në diell.

Jeta e shëndetshme

Është e rëndësishme të heqim dorë nga veset si:duhani, alkooli dhe të konsumojmë më shumë vitamina.

Në rast se ka simptoma të koronavirusit, ai këshillon për qytetarët:

Si fillim duhet ta menaxhojmë sa më mirë këtë situatë frikën apo panikun dhe të ndihmojnë njeri-tjetrin duke zbatuar rregullat bazë.

Gjëja e parë që duhet të bëjmë nesë kemi kollë apo temperaturë është të komunikojnë me mjekun e familjes për të marrë informacion.

Nëqoftëse kërkojmë ndihmë mjekësore duhet të marrin nr. 127.

Duhet të këmi parasysh që disiplina është efektive në situata të tilla.

Nuk duhen marë vendimë personale por të kontaktohet menjeherë qëndrat spitalore të percaktuara si infektivi jo qëndra të tjera pasi nesë shkojmë në qëndra të tjera mund të hapin vatra të reja të përhapjesë E sëmundjes dhe kjo është ajo çfarë ne duhet të shmangim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!