Ministria e Jashtme shqiptare ka dalë me deklaratë pas alarmit në rritje për virusin e rrezikshëm që po merr jetë njerëzish në Kinë. Ajo u kërkon shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet drejt Kinës gjatë kësaj periudhe. Edhe pse Kina është larg gjeografikisht, shumë shqiptarë udhëtojnë për çështje tregtare. Referuar shifrave të INSTAT, mallrat nga Kina janë të preferuara, dhe importi ka shënuar rritje me 50 për qind gjatë vitit kaluar.
Deklarata:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë udhëzon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar.
Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Republikën Popullore të Kinës dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin.
/abcnews.al
Rritet bilanci: 81 viktima nga koronavirusi në Kinë