715 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi, ndërkohë që të vdekurit janë 7 ditën e sotme.
95 pacientë trajtohen me intubim në Njësitë e Kujdesit Intensiv, 11 më shumë krahasuar me dje, të dielën.
48 të infektuar u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit fqinj. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid-19 është 31496, nga të cilat 55.5% janë burra.
Greqia ka marrë masa të forta kundër përhapjes së koronavirusit, por rastet e infeksionit vijojnë që të jenë ende të larta në vendin fqinj./ db/Abcnews.al


