Koronavirusi, Los Anxheles shpall gjendjen e emergjencës

schedule18:38 - 4 Mars, 2020

schedule 18:38 - 4 Mars, 2020

Qyeteti  i Los Anxheles, në shtetin amerikan të Kalifornias, shpalli sot  gjendjen e emergjencës shëndetësore, pasi numri i rasteve të koronavirusit u rrit duke e cuar numrin e të infektuarve në shtatë, me gjashtë raste të reja raporton abcnews.al.

Të gjithë individët, ishin të ekspozuar ndaj COVID-19 përmes kontakteve të ngushta.

Rastet u konfirmuan të martën në mbrëmje.

Zyrtarët thanë që tre nga rastet e reja ishin persona që kishin vizituar Italinë Veriore; dy janë anëtarë të familjes që kishin kontakte të ngushta me dikë jashtë qarkut, i cili ishte i infektuar; një tjetër ishte infektuar pasi punonte në kontakt me udhëtarë të ndryshëm.

Një person është shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë izoluar në shtëpi.

Për më tepër, qytetet Pasadena dhe Long Beach po deklarojnë raste urgjente të shëndetit publik në lidhje me koronavirusin. Ndërkohë që zonat e tjera aktualisht nuk kanë patur raste të konfirmuara me Covid-19.

Më shumë se 50 njerëz në Kaliforni janë infektuar me covid-19. Ato janë raportuar në zonat të raportuara në Santa Clara County, Berkeley, Placer County dhe Orange County.

Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi të martën se shkalla e vdekshmërisë globale nga koronavirus ishte 3.4%.

Shkalla e vdekjeve deri më tani – e cila përfshin më shumë se 3,000 vdekje – është shumë herë më e lartë se shkalla e vdekshmërisë së gripit sezonal, që është 0,1%.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se kjo është të paktën pjesërisht, sepse COVID-19 është një sëmundje e re, dhe askush nuk ka ndërtuar një vaksinë ndaj saj.

Zyrtarët e OBSH thonë se ata kanë mësuar se koronavirusi është më pak i transmetueshëm se gripi, i cili shpesh përhapet nga njerëz të infektuar që akoma nuk kanë simptoma. /abcnews.al