Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar sëfundmi grafikun që tregon ecurinë e kurbës së infkeksionit në Shqipëri dhe botë duke bërë një thirrje të qartë për qytetarët.
Sipas kryeministrit sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më pak viktima dhe plagë të rënda do të kemi, duke theksuar gjithashtu se pak nga pak më pas do dalim nga ky shtetrrethim ku jemi futur prej javësh.
Referuar kurbës, Shqipëria duket në tregues optimalë sa i përket përhapjes së koronavirusit. Sipas këtij grafiku, shpërndarja në Shqipëri ka një ritëm më të vogël, ndërsa kulmi i shpejtësisë shënohet në Itali dhe Spanjë.
Postimi i Ramës
“ REZISTENCË REZISTENCË REZISTENCË
*sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja e shigjetës së kuqe, aq më pak viktima e plagë të rënda do te kemi dhe aq më shpejt mund të fillojmë të dalim, pak nga pak, nga ky rrethim i hekurt n mbrojtje”, shkruan Rama në facebook.