Koronavirusi/ Kryeministri Boris Johnson letër 30 milion familjeve britanike

schedule10:25 - 29 Mars, 2020

schedule 10:25 - 29 Mars, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson ka dërguar letër në çdo familje në Britaninë e Madhe ku thekson se kriza e koronavirusit do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet. Johnson i cili është konfirmuar pozitive me COVID-19 është shprehur se kufizimet më të rrepta mund të vendosen nëse është e nevojshme.

Gjithahstu në kuadër të masave të marra nga qeveria, britanikët do të marrin një broshurë që detajon rregullat e qeverisë për të lënë shtëpinë dhe informacionin shëndetësor.

Reagimi i tij pason kritikat mbi qartësinë e këshillave të qeverisë deri më sot.

Në letrën që u dërgohej 30 milion familjeve me një kosto të parashikuar prej 5.8 milion paun, Z. Johnson shkruan: “Që nga fillimi, ne kemi kërkuar të vendosim masat e duhura në kohën e duhur.

“Ne nuk do të hezitojmë të shkojmë më tej nëse kjo është ajo që na thotë këshilla shkencore dhe mjekësore.”

Masat e ashpra për të trajtuar përhapjen e koronavirusit, përfshirë ndalimin e tubimeve publike të më shumë se dy personave dhe mbylljen e dyqaneve që shesin mallra jo thelbësore, u prezantuan javën e kaluar.

“Është e rëndësishme për mua të rreshtohem me ju – ne e dimë se gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen”, thuhet në letër.

Ndërkohë deri më tani numri i personave që kanë vdekur me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar tani ka arritur në 1,019, ndërsa të shtunën humbën jetën 260 persona. Ndërsa numri i personave të prekur nga koronavirusi në Britani është në 17.089 raste./abcnews.al