Koronavirusi i ndryshoi ngjyrën e lëkurës, humb jetën mjeku kinez

schedule17:07 - 2 Qershor, 2020

schedule 17:07 - 2 Qershor, 2020

Mjeku kinez, të cilit i ndryshoi ngjyra e lëkurës pasi ishte infektuar me koronavirus ka humbur jetën.

Mediat e huaja raportojnë se doktori Hu Weifeng që ishte prekur nga virusi në janar derisa po luftonte me këtë pandemi, ngjyra e lëkurës së tij ishte bërë e zezë, ndërkohë nuk ja ka dalë që pas 5 muajsh betejë me Covid 19 ai ka humbur jetën, në spitalin e Wuhanit.

42-vjeçari ishte trajtuar në repartin e kujdesit intensiv për më shumë se një muaj, para se të humbte betejën nga koronavirusi.

Urologu kinez ishte mik i mirë i Li Wenliang i cili kishte folur i pari dhe kishte zbuluar se bëhet fjalë për një virus të quajtur COVID-19 që po përhapet nëpër botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!