Koronavirusi i mori jetën, vajza 26-vjeçe nga Mati me sëmundje të tjera, ishte shtruar te COVID-2

schedule16:21 - 24 Janar, 2021

schedule 16:21 - 24 Janar, 2021

Sot u shënuan 5 humbje jete dhe 833 raste të reja me koronavirus. Mes 5 viktimave është një vajzë 26-vjeçe. Gazetarja e ABC, Ema Shazivari raporton se vajza që humbi luftën me koronavirusin është nga Mati dhe kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Prej disa ditësh ajo ishte e shtruar në spitalin COVID-2, njohur si Sanatoriumi, ndërsa sot ndërroi jetë. Katër pacientët e tjerë që ndërruan jetë sot janë; 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça dhe 1 qytetar nga Kruja.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!