Shënohen 833 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një person i moshës 26-vjeç

schedule16:02 - 24 Janar, 2021

schedule 16:02 - 24 Janar, 2021

Pesë pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Mësohet se një nga viktimat është i moshës 26-vjeç.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3511 testime, prej të cilave rezultuan pozitivë 833 persona.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 3511 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin, Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (24 Janar 2021)
Raste të reja ditore 833
Të shëruar në 24 orë 506
Të shtruar në spitale 286
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3511

Testime totale 334,798
Raste pozitive 72,274
Raste të shëruara 43,890
Raste Aktive 27,069
Humbje jete 1315

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15841
Fier 1981
Durrës 1505
Shkodër 1344
Elbasan 1149
Vlorë 1045
Lezhë 1000
Korçë 914
Berat 834
Gjirokastër 541
Dibër 501
Kukës 414

/abcnews.al/