Koronavirusi i ka marrë jetën një 15-vjeçareje në Greqi, duke shënuar një nga viktimat me moshë më të re në vend, si pasojë e sëmundjes.
Mediat greke raportojnë se vajza vdiq mëngjesin e sotëm në një spital në Thebes, Greqinë qendrore. 15-vjeçarja dha sot frymën e fundit, ndërsa ishte e shtruar në spital prej ditësh.
Sipas informacioneve, vajza e re kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. /abcnews.al