Koronavirusi, Hong Kong ofron testime falas për të gjithë banorëve

schedule14:51 - 21 Gusht, 2020

schedule 14:51 - 21 Gusht, 2020

Hong Kongu në kuadër të vendimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit së fundmi ka vendosur që të testojë falas 7.4 milionë banorët e tij.

Në një deklaratë për mediat kryetarja Carrie Lam tha të premten se testimet masive do të nisin më 1 shtator dhe do të zgjasin për dy javë. bEdhe pse rastet ditore po bien, Lam e përshkruajti situatën në Hong Kong si “kritike” me “numër të lartë të rasteve”.

Por, është e paqartë se sa persona mund të marrin pjesë në testime të cilat po bëhen me ndihmën e ekipit prej 60 personash nga Kina.

Disa këshilltarë lokalë kanë ngritur shqetësime se Kina mund të përdorë testet për të grumbulluar ADN-të për qëllime të mbikëqyrjes. Një gjë të tillë e ka kundërshtuar Lam, duke e quajtur akuzë të rrejshme. Ajo ka shtuar se mostrat që do të merren, do të shkatërrohen pas testimit.

Më shumë se 4600 njerëz janë infektuar në Hong Kong që nga janari, ndërsa 75 kanë vdekur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!