Koronavirusi godet repartin gjerman të kancerit

schedule13:53 - 15 Prill, 2020

schedule 13:53 - 15 Prill, 2020

Rreth 20 pacientë dhe 20 punonjës u testuan pozitivë për Covid-19 në Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf (UKE) javën e kaluar,  konfirmoi spitali për CNN të mërkurën.

Disa nga ata pacientë janë ende duke u kujdesur në spitalin e Hamburgut, ndërsa të tjerë janë dërguar në shtëpi.

Të gjithë pacientët në repartin e onkologjisë u testuan pasiu konfirmua rasti i parë, tha UKE. Pacientët e infektuar u transferuan në reparte specifike Covid-19 për të vazhduar trajtimin e tyre.

Anëtarët e stafit nga një gamë e gjerë profesionesh kanë rezultuar pozitivë për virusin dhe aktualisht janë në izolim në shtëpi.

Hamburg është një nga pikat e nxehta të koronavirusit të Gjermanisë. Një total prej 3,869 njerëz në qytet janë infektuar nga virusi dhe 67 kanë vdekur, sipas shifrave të publikuara të mërkurën nga Instituti Robert Koch, agjensia e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në Gjermani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!