I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” Dritan Shano u shpreh se akordimi prej 3.5 milion eurosh nga qeveria për situatën nga koronavirusi është i pamjaftueshëm. Sipas tij njerëzit duan ndimë dhe jo batuta në televizion.
“Qeveria insitson në një pikë në PPP-të, këto nuk preken qoftë edhe kur bie tërmet. lnteresi i pak njerëzve po ruhet në mënyrë të ashpër nga qeveria dhe kryeministri. Alokimi prej 3.5 milion eurosh për të blerë pajisje është qesharak. Vetë Kosova që është një shtet i ri akordoi 10 milion euro. Nuk po flas për Italinë. Ne kemi një qeveri e cila endet se duke dalë në tv dhe duke bërë nga këto skemat do ikë koronavirusi. Ekipet tona duan para, ndihmë. Njerëzit nuk mund të marrin siguri me dy batuta në tv, apo kur merr mamanë në telefn të del tjetër zë. Këtu kemi një situatë të rëndë, jo aq për shkak të koronvirusit por sepse kapacitetet tona janë të pamjaftueshme, janë primitive. Nuk mjaftojnë 3.5 milion euro. Këtu qeverisë i duhet të dorëzojë atë lodrën e vet të qytetarëve”, tha ai.
Më tej ekonomisti theksoi se situata është e rëndë dhe se ekonomia po ashtu ka marrë një goditje. Sipas Shanos këto 6 muaj do të jenë mjaft të vështirë.
“Ekonomia shqiptare ka marrë një goditje të rëndë. Duke qenë e bazuar në këtë aksion këto 6 muaj janë mjaft të këqinj. Ajo shifra 4% që pret qeveria ishte e palidhur fare me parashikimin e vërtetë. Këto 6 muaj do jenë mjaft të vëshirë.Pensionistët do e kenë mjaft të vështirë. Të gjithë ata që janë me të ardhura nën minimumin do e kenë të vështirë. Unë mendoj se pas këtij piku do të bjerë konsumi. Të gjithë blerjet do jenë të mirëmenduara. Unë nuk mendoj se rritja ekonomike do të kalojë 2% këtë vit. Aktiviteti ekonomik do të fillojë të lulëzjë me ardhjen e pranverës”, u shpreh ekonomisti. /abcnews.al