Koronavirusi, fqinjët fusin në “karantinë” komunën në Itali, kryetari ka një apel

schedule09:56 - 6 Mars, 2020

schedule 09:56 - 6 Mars, 2020

Rritja e numrit të të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi ka shkaktuar alarm në Itali, ndërsa qytetarët janë mjaft të frikësuar.

Mediat italiane raportojnë se frika nga koronavirusi ka bërë që komunat përreth të fusin në “karantinë” komunën tjetër të Cesa-s në Casertano, një rast i paprecedent ky.

https://www.facebook.com/comunedicesa/posts/1475611962600013

Vendimi për të ndërprerë të gjitha komunikimet me komunën e Cesa-s erdhi pasi aty u konstatua një 32 vjeçar me koronavirus. I riu tashmë është në gjendje të qendrueshme, por frika nuk ka ikur.

Deri më tani, në Itali kanë ndërruar jetë 148 persona nga koronavirusi, kurse numri i të prekurve ka shkuar në 3 296, ndërsa asnjë rajon i Italisë nuk ka mbetur pa prekur. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!