Koronavirusi/ “Ekonomia italiane mund të pësojë tronditje”, Castelli: BE të veprojë

schedule12:35 - 26 Shkurt, 2020

schedule 12:35 - 26 Shkurt, 2020

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar panik në shumë shtete të botës. Italia, një prej vendeve të prekura nga virusi kinez.

Tashmë raportohet se kanë humbur jetën 12 persona. Itali bën thirrje se BE duhet të ofrojë fleksibilitet në objektivat e saj të buxhetit, nëse shpërthimi i koronavirusit në vend në rajonet e industrializuara të veriut do të një ndikim të zgjatur në një ekonomi që tashmë ka hyrë në reçension.

Zëvendës ministrja e Ekonomisë, Laura Castelli në një prononcim për mediat tha se BE duhet të jetë e gatshme të ndihmojë nëse ekonomia italiane pëson një tronditje të fortë nga koronavirusi.

“Kriza shëndetësore tashmë ka bërë që zyrtarët të mbyllin shkollat dhe universitetet në rajonin e prekur, ditët e fundit të karnavalit të Venecias të anullohen dhe shumë punëtorë u thanë të qëndrojnë në shtëpi”, shkruan Financial Times.

“Ka burime që Bashkimi Evropian mund të na japë një raport në lidhje me ngjarjet ekonomike që mund të ulin ndjeshëm GDP. Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë, por është një situatë në të cilën BE duhet të veprojë nëse është e nevojshme”, tha Castelli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!