Shqipëria ka marrë masa parandaluese ndaj koronavirusit pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emegjergjencën globale.
Abcnews.al mëson se që nga dita e djeshme në pikat doganore të vendit janë dërguar ekipe të posaçme, të cilët do të monitorojnë situatën.
Ekipet e mjekëve do të verifikojnë shtetasit me origjinë nga Azia që futen në Shqipëri, të cilët mund të kenë simptoma të sëmundjes.
Përveç grupit të mjekëve, intervistimit nga policë të trajnuar, së fundmi pikave doganore u është shtuar edhe një ambient që do të ekzaminohen rastet e dyshuara. /abcnews.al