Punimet në stadiumin e Kukësit vazhdojnë, por jo me të njëjtin ritëm. Koronavirusi ka bërë efektin e vet dhe intensiteti i punës ka rënë. Klubi verilindor ka publikuar foto të asja që po ndodh në stadiumin e ri.
“Punimet në stadiumin e ri të Kukësit vijojnë, megjithëse me ritme më të ngadalta. Po punohet me orare te shkurtuara dhe staf të reduktuar duke respektuar njëkohësisht edhe rregullat për sigurinë në kuadër të masave në luftën kundër COVID-19”, lexohet në postimin e bërë në faqen zyrtare.
Skuadra kuksian ka vuajtur shumë këtë sezon. Ajo është detyruar të “migrojë” në stadiume të ndryshme dhe e ka ndjerë shumë mbështetjen e tifozerisë së saj të zjarrtë. /abcnews.al