Koronavirusi duket se tashmë ka mbërritur në Evropë, përveç Italisë e cila ka shpallur këtë të premte gjendjen e emergjencës, Gjermanisë dhe Britania e Madhe ka konfirmuar rastin e dy personave të prekur me koronavirus.
Mediat britanike raportojnë se pacientët janë nga e njëjta familje dhe janë trajtuar nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në veriperëndim të Anglisë.
Pacientët po marrin kujdesin mjekësor dhe ne po përdorim procedurat e testuara të kontrollit të infeksionit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit” tha profesori Chris Ëhitty në një deklaratë, duke shtuar se zyrtarët shëndetësorë po punojnë për të identifikuar personat e tjerë që pacientët mund të kanë rënë në kontakt me.
Ndërkohë në Gjermani është konfirmuar rasti i pestë i të të infektuarit me koronavirus. Si pasojë e virusit vdekjeprurës deri më tani kanë humbur jetën 213 persona në Kinë, ndërsa mbi 10 000 janë prekur nga koronavirusi./abcnews.al