Koronavirusi parashikohet të sjellë probleme të theksuara ekonomike për vendin duke prekur në radhe të parë prodhuesit.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton nga fshati Portëz i Fierit se prodhuesit e luleshtrydhes nuk kanë treg për të shitur produktin e tyre, i cili po kalbet në serra.
Mësohet se janë 200 hektarë të mbjellura me luleshtrydhe në fshatrat e Fierit.
Një prodhues që cili ka dy hektarë serra shprehet se punojnë gjithë vitin për këtë moment, dhe tani nuk mund ta shesin.
“Ne po e shesim me 50-60 lekë kilogrami, ndërsa kostoja është 300 lekë kilogrami. Ne punojmë një vit të tërë për këtë produkt dhe këto dhjetë ditë janë shumë kritike për luleshtrydhen pasi është piku i prodhimit”, shprehet ai duke shtuar se shteti duhet të marrë masa. /abcnews.al