Koronavirusi bllokon blerjen e Sane, Bayern kërkesë Interit për Perisic

schedule20:43 - 15 Mars, 2020

schedule 20:43 - 15 Mars, 2020

Ndërprerja e Premier League i ka prishur shumë punë… Bayern Munchen. Skuadra gjermane vazhdon të jetë e interesuar për Leroy Sane. Lojtari ofensiv i Manchester City u dëmtua në verë dhe ka humbur pjesën më të madhe të sezonit.

24-vjeçari sapo kishte lënë pas problemet fizike dhe do të fillonte të aktivizohej gradualisht nga Pep Guardiola. Një mundësi e mirë edhe për bavarezët për të parë gjendjen e tij përpara investimit, por Sane do të vazhdojë të qëndrojë jashtë pasi futbolli është ndalur. The Sun raporton se ky fakt mund të mdikojë në mos kryerjen e këtij operacioni merkato.

Drejtuesit po punojnë edhe për Ivan Perisic. Kroati ka ardhur në huazim nga Interi me të drejtë blerje për shumën e 20 milion eurove. Fcinternews.it raporton se Bayern është gati ta blejë përfundimisht 31-vjeçarin, por kanë një kërkesë për zikaltrit. Gjermanët ofrojnë deri në 15 milion euro, kështu që Interi duhet të ulë çmimin e nënkampionit të botës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!