Covid-19 prek 6 punonjës të Bashkisë së Kavajës, në Elbasan infektohet edhe një drejtor banke

schedule14:40 - 4 Korrik, 2020

schedule 14:40 - 4 Korrik, 2020

COVID-19 infekton Bashkinë e Kavajës. Janë plot 6 punonjës të administratës që janë prekur nga koronavirusi.

1 prej punonjësve është shtruar në spitalin infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar, kurse 5 të tjerët janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Nuk dihet se mund të jenë infektuar këta punonjës ndaj dhe epidemiologët kanë nisur të hetojnë kontaktet dhe lëvizjet e tyre.

Në Shkodër nga dita në ditë po shtohen rastet me të prekur nga Covid-19. Qytetarët nuk respektojnë masat.

Në të gjitha lagjet e qytetit kemi të prekur.

Këtë të shtunë janë konfirmuar 9 të prekurve të rinj.

Pjesa më e madhe janë familjarë dhe miq të të infektuarve të mëparshëm.

Edhe në Elbasan pas marrjes në 24 orët e fundit të 19 tamponëve, 4 nga ta kanë rezultuar pozitiv.

Mësohet se mes të infektuarve është dhe një drejtor banke duke regjistruar kështu një vatër të re në këtë qytet.

Kujtojmë se para pak ditësh në Elbasan u infektua dhe një punonjëse banke, por me këtë të sotmin janë raste të veçuara se nuk i përkasin se njëjtit institucion financiar.

Nga 3 të infektuar të rinj kanë rezultuar përkatësisht dhe në Korçë dhe Kurbin. Të gjithë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Ndërkaq për herë të parë Covid përhapet dhe në fshatin Kallm të Fierit.

E prekura është një grua rreth 46 vjeç. Ajo për momentin është karantinuar në banesë bashkë me 5 familjarët e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!