Koronavirusi / Austria masa drastike, ndalon të gjitha udhëtimet me tren drejt Italisë dhe anasjelltas

schedule22:22 / 23/02/2020

Të Dielën në mbrëmje, Austria ndaloi disa linja udhëtimi me trena në kufirin e saj me Italinë,  pasi zyrtarë raportuan se dy pasagjerë ishin të infektuar me koronavirus dhe ishin ndalur në kufi.

Ndërmarrja hekurudhore shtetërore ÖBB konfirmoi për DW se trenat Brenner Pass e kanë të ndaluar të hyjnë në Austri dhe anasjelltas,”deri në një njoftim të ri”.

“Asnjë tren tjetër italian nuk planifikohet të kalojë nëpër “Pass Brenner” sonte,”  thotë  kompania në një deklaratë dërguar DË.

Ministria e Brendshme e Austrisë tha në një deklaratë për median se treni në fjalë kishte udhëtuar nga Venecia për në Mynih dhe se autoritetet italiane njoftuan homologët e tyre austriakë për dy persona që shfaqnin simptoma të etheve në tren.

Ministria e Brendshme austriake tha se  treni ku ishin dy të infektuarit,  aktualisht është ndalur në territorin italian.

Dy pasagjerët që shfaqnin simptoma besohej se ishin dy gra gjermane, njoftoi agjensia e lajmeve DPA, duke cituar një zëdhënës të ÖBB./abcnews.al

schedule22:22 / 23/02/2020