Koronavirusi arrin shifra të frikshme, James Bond detyrohet të anulojë premierën e filmit të tij në Kinë

schedule09:59 - 19 Shkurt, 2020

schedule 09:59 - 19 Shkurt, 2020

Si pasojë e virusit vdekjeprurës që është përhapur në Kinë, aktori James Bond ka anulluar premierën e filmit të tij të ri në këtë vend siç shkruan Deadline

“No time to die” nuk do të mbajë një premierë në Kinë, ashtu si dhe shumë filma të tjerë që kanë premierën në muajin shkurt.

Kjo bëhet për të shmangur çdo kontakt me virusin apo personat e infektuar prej tij.

Kasti i aktorëve së bashku me stafin e filmit të shumëpritur ka marrë vendimin të mos jenë të pranishëm në shtetin më të rrezikuar të momentit.

Koronavirusi ka frikësuar popullin dhe shifrat e tij janë rritur ndjeshëm.

Deri tani janë regjistruar 2010 viktima, ndërsa numri global i rasteve të infektuara është 75.199./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!