Kompania ajrorere “Alitalia” do të pezullojë të gjitha fluturimet në Milano nga dita e nesërme për shkak të koronavirusit. Lajmi është bërë me dije nga vetë kompania me anë të një njoftimi, ku thuhet se aktiviteti do të pezullohet pas mbërritjes së fluturimit nga New York, me ulje të planifikuar në orën 10:40 të mëngjesit.
Ndërkohë nga Venecia kompania do të vazhdojë të operojë me fluturimet. Vendimi vjen disa orë pasi qeveria italiane vendosi që të bllokojnë lëvizjen në Lombardi dhe 14 provinca të tjera. /abcnews.al