Koronavirus te Milani: Dhimbje koke për Piolin, dy 21-vjeçarët pozitivë

schedule11:58 - 26 Tetor, 2020

schedule 11:58 - 26 Tetor, 2020

Milani pret në “San Siro” Romën sonte në mbrëmje (20:45), takim për llogari të javës së pestë të kampionatit italian.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit kryesojnë me pikë të plota, por kanë marrë një lajm negativ përpara përballjes së radhës.

Gianluigi Donnarumma dhe Jens Petter Hauge kanë rezultuar pozitivë dhe janë të detyruar të futen në karantinë.

Mungesa e tyre për duelin ndaj verdhekuqve të Marash Kumbullës ndikon, sidomos ajo e “gardianit” të portës.

 

Hauge dhe Donnarumma

Në komunikatën zyrtare të postuar në Twitter, Milani njofton se të dy 21-vjeçarët nuk kanë asnjë simptomë.

Pozitivë me Covid-19 kanë dalë edhe tre pjesëtarë të stafit teknik të kryesuesve të kampionatit italian. /abcnews.al