Koronavirus/ OBSH jep miratimin për 4 kura: “Do të testohen në mbarë botën”

schedule08:20 - 28 Mars, 2020

schedule 08:20 - 28 Mars, 2020

COVID-19 vijon të përhapet me shpejtësi dhe të thellojë bilancin e viktimave dhe të prekurve në rang botëror, pasi deri tani janë shënuar 25,360 viktima dhe 559, 351 të infektuar, teksa 128, 751 persona janë shëruar.

Deri tani, nuk është krijuar ende vaksina ndonëse përpjekje bëhen çdo ditë, teksa shumë vende po përdoren mjekime alternative që ende nuk janë bërë pjesë e protokollit të OBSH.

Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar katër trajtimet që mund të kurojnë koronavirusin dhe që do të testohen në mbarë botën.

Bëhet fjalë për: një përbërje eksperimentale antivirale e quajtur remdesivir; ilaçet për malaries chloroquine dhe hydroxychloroquine; një kombinim i dy ilaçeve të HIV, lopinavir dhe ritonavir; dhe i njëjti kombinim plus interferon-beta, të cilët Organizata Botërore e Shëndetit beson se këto mjekime mund te shërojnë një numër të madh pacientësh.

Si u përzgjodhën?

Çdo mjek në botë që ka pasur një pacient me koronavirus ka shënuar në një program simptomat e pacientit dhe barnat e zgjedhura për ta mjekuar.

Kështu që nga momenti i shtrimit deri tek shërimi i pacientit shënohet çdo e dhënë se si ka reaguar organizmi i tij pas përdorimit të një nga medikamentet e mësipërm.

Kjo listë është studiuar edhe nga një panel shkencëtarësh që prej muajit janar dhe grupi i barnave të zgjedhura në shumë raste kishin dhënë efekt duke trajtuar një numër të konsiderueshëm të pacientëve të infekuar nga pandemia globale, duke i shtuar shpresat se ato mund të japin rezultat.

Remdesivir

U krijua nga “Gilead Sciences” për të luftuar Ebolën dhe viruse të ngjashme, por nuk u përdor për shumë gjatë pasi ilaçi nuk ishte shumë i sigurt dhe efektiv, por po jep rezultate me koronavirusin.

Klorokina dhe hidroksiklorokina 

Në një konferencë për shtyp, presidenti Donald Trump e quajti klorokuinën hidroksiklorkina  dhe një kombinim që do ndryshonte gjithçka.

Të dyja këto barna funksionojnë duke ulur aciditetin në endozome, në mënyrë që virusi mos të arrijë që të deportojë në qeliza.

Bakteri përdor proteinën me të cilën mbulohet për t’u ngjitur në një receptor në sipërfaqen e qelizës dhe studimet kanë treguar se “chloroquines” jep efekt vetëm kur përdoret në doza të mëdha, që sjell pastaj rrezikun se mund të shkaktojë toksicitete serioze.

Të dy ilaçet japin efekt nëse përdoren tek pacientët e duhur.

Deri më tani ato janë testuar në SHBA dhe Francë, ku rezultatet kanë qenë të kënaqshme.

Ritonavir / Lopinavir

Ky ilaç i kombinuar, i shitur nën emrin e markës Kaletra, u miratua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000 për të trajtuar infeksionet HIV.

Për shkak se lopinaviri tretet shpejt në trupin e njeriut nga proteazat tona, ai jepet me nivele të ulëta të ritonavir, një tjetër frenues i proteazës, që lejon që lopinaviri të vazhdojë më gjatë.

Kombinimi mund të frenojë viruset e tjera gjithashtu, konkretisht koronaviruset dhe ka treguar efikasitet në marmosets të infektuar me virusin MERS, dhe gjithashtu është testuar në pacientët SARS dhe MERS, megjithëse rezultatet nga ato gjykime janë të paqarta.

Kaletra

Pas një hulumtimi të kryer në Kinë mbi 199 pacientë dhe i botuar në revistën shkencore NEJM, shpjegohet se ndryshe nga ilaçet e tjera Kaletra nuk ka ndonjë dallim të veçantë tek shëndeti i pacientëve.

Megjithatë në studim theksohet se ilaçi Kaletra është përdorur tek të sëmurët në një fazë të kur COVID-19 kishte ditë në trupin e njeriut, atëherë kur pacientët kishin simptoma shumë serioze dhe gjendja e tyre është teje e përkeqësuar .

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit po monitoron të gjitha të dhënat në formati online që raportojnë të gjitha kombet që po përdorin këto 4 lloj medikamnetesh, ku mund të ndërhyjë për të parë kërkimet, ku edhe mund të heqë njërin nga këto ilaçe në përdorimin tek njerëzit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!