Koronavirus nuk kursen as “të privilegjuarit”, këta janë “VIP-at” që u sëmurën me Covid-19

schedule10:27 - 13 Mars, 2020

schedule 10:27 - 13 Mars, 2020

Që prej fundit të dhjetorit kur nisi e deri më tani, koronavirusi ka infektuar 134,918 persona dhe u ka marrë jetën 4,989 njerëzve nga e gjithë bota. Ky virus, i cli ka tashmë në “kthetrat” e tij pothuajse të gjithë botën nuk kursen askënd. As ata që mund të jenë mësuar gjithmonë me privilegje.

Si fillim virusi shpërtheu në Azi dhe nga Irani nuk ngurruan të vinin lajme se kishin nisur të infektoheshin edhe persona të rëndësishëm apo anëtarë të parlamentit. Në raportimet që u bënë më 3 mars, thuhej se 8 për qind e personave në parlamentin iranian kishin rezultuar pozitiv me koronavirusin. Njëzet e tre anëtarë të parlamentit nga 290 rezultuan të ishin infektuar sipas asaj që deklaruan vetë autoritetet e vendit.

Për shkak të virusit ndërroi jetë edhe Fatemeh Rahbar. Deputetja 55-vjeçarje nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes dhe ndërroi jetë në një spital të Teheranit ku po merrte dhe kujdes shëndetësor. Ajo është e para politikane e njohur femër që vdes nga koronavirusi në Iran. I pari që ndërroi jetë nga anëtarët e parlamentit ishte deputetit Ali Ramazani.

 

Nga Irani kalojmë në Itali, vendi më i prekur i Evropës që numëron plot 15,113 raste të konfirmuara me koronavirus. Pak ditë më parë nga shteti fqinj erdhi lajmi se nga Covid-19 ishte prekur edhe guvernatori i Piemontes Alberto Cirio. Lajmi u komunikua nga stafi i tij, ndërsa ai vetë më vonë, me anë të një video-mesazhi, sqaroi që ishte në gjendje të qëndrueshme dhe se do të vrazhdonte të punonte nga shtëpia.

Së fundmi edhe aktori i Hollivudit Tom Hanks njoftoi se ai dhe bashkëshortja Rita Wilson e kanë marrë virusin gjatë një turi në Australi. Të dy aktorët konfirmuan se janë me simptoma të lehta dhe se do të vetë-izoloheshin në vazhdim.

Pozitive me koronavirusin rezultoi edhe bashkëshortja e kryeminstrit  Justin Trudeau, Sophie Grégoire Trudeau. Në një deklaratë të publikuar nga The Washington Post, zyra e kryeministrit njoftoi se tashmë ai do të qëndrojë në izolimm duke shtuar se bashkëshortja kishte simptoma të lehta.

Në rrezik nga Covid-19 mund të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump pasi një zyrtar brazilian me të cilin ai pati një takim rezultoi i infektuar. Burime për CNN kishin treguar se presidenti i SHBA-ve, ndihet pak i shqetësuar pasi sekretari i presidentit brazilian Jair Bolsonaro, Fabio Wajngarten rezultoi pozitiv me koronavirusin.

Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Australi ka shkuar në 160, në media është raportuar se mes tyre është edhe Ministri i Brendshëm i vendit Peter Dutton.

Në një postim të tijin në Twitter ai shkroi:

“U zgjova këtë mëngjes me temperaturë dhe dhimbje fyti. Menjëherë lajmërova Departamentin e Shëndetit në Queensland dhe pas testit, rezultova pozitiv. Jam mirë dhe do ju mbaj të përditësuar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!