Koronavirus, ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re dorëhiqet pas gabimeve

schedule08:04 - 2 Korrik, 2020

schedule 08:04 - 2 Korrik, 2020

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re David Clark ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e ministrit vjen pas kritikave për reagimin e qeverisë ndaj menaxhimit të situatës së koronavirusit.

Gjithashtu ministri i Shëndetësisë Clark  kishte thyer rregullat e izolimit të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke shkuar në plazh me familjen e tij.

 “Unë kam përgjegjësinë e plotë për vendimet e marra gjatë kohës sime si ministër Shëndetësie”, ka thënë Clark, shkruajnë mediat e huaja.

Më herët Clark ka dhënë dorëheqjen pasi theu karantinën, por vendimi i tij nuk ishte pranuar nga kryeministrja Jacinda Ardern me arsyetimin se në një situatë të tillë pandemie ekipi duhet të qëndrojë i bashkuar.

Zelanda e Re është vlerësuar si një nga vendet që e ka menaxhuar më së miri situatën  e pandemisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!