STATISTIKAT/ Pse koronavirusi në Itali nuk ka lidhje drejtpërdrejt me Kinën

schedule15:56 - 12 Mars, 2020

schedule 15:56 - 12 Mars, 2020

Deri më tani asnjë rast i infektuar me koronavirus në Itali nuk ka të bëjë në mënyrë direkte me Kinën.

Tre personat e infektuar, dy turistë dhe një italian që u kthyen nga Wuhani, i cili u infektua në atë vend, në fakt ishin të izoluar dhe nuk ia transmetuan sëmundjen askujt. Ekziston edhe një konfirmim tjetër që Covid-19 kishte qarkulluar për ca kohë në Itali, kur u përhap për herë të parë në Codogno dhe personat që rezultuan  pozitiv ishin personat e brezit të dytë ose të tretë sipas studimit epidemiologjik të botuar nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë.

Sa i përket shpërndarjes së rasteve, shumica (62%) janë meshkuj dhe janë kryesisht njerëz shumë të moshuar.

Rastet mes fëmijëve midis 0 dhe 9 vjeç janë shumë pak (0,5%) numri ka shkuar në  43.

Në grupmoshat midis 10-19 vjeç të prekur janë 85 (1%), të prekurit midis moshës 20-29 vjeç janë 296 (3.5 %), mosha  30-39 ka  të prekur 470 (5.6%), mosha 40-49 ka të prekur 891 (10.7%), mosha 50-59 ka  të prekur 1.453 (17.4%), mosha 60-69 ka të prekur 1,471 (17.7%), mosha 70-79 ka 1.785 të prekur (21.4%) dhe 1,532 të prekur (18.4%) janë mosha mbi 80.

Siç shihet virusi ka prekur personat mbi moshën  60 vjeç, mbi 57%.

Sidoqoftë, përqindja e vdekshmërisë është shumë më e zhvendosur drejt grupmoshave më të larta.

Midis moshave 40 dhe 49 vjeç u raportua vetëm  një i vdekur  (0.3%), tre të vdekur midis 50 dhe 59 vjeç dhe tridhjetë e shtatë midis 60 dhe 69 vjeç. Nga mosha 70 deri në 79 vjeç pati 114 të vdekur.

21% e të infektuarve janë shtruar në spital, 12% janë në kujdesin intensiv. Askush në grupmoshat 0-18 nuk ka qënë në kujdes intensiv. 10% e pacientëve të shëruar janë të  moshës j19 deri 50 vjeç, 46% janë nga 51 deri në 70 vjeç dhe 44% janë mbi 70 vjeç.

“583 raste janë diagnostikuar midis punonjësve shëndetësorë – shkruan Instituti i Shëndetësisë -. Kjo shifër është paraprake sepse hetimi epidemiologjik ende nuk ka përfunduar “./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!