Koronavirus/ Gjermania, shteti i fundit që mbyll kufijtë

schedule15:16 - 16 Mars, 2020

schedule 15:16 - 16 Mars, 2020

Gjermania është bërë shteti i fundit që mbyll kufijtë ndërkohë që vendet e Evriopës po përpiqen të frenojnë përhapjen e koronavirusit, shkruan BBC.

Kufijtë e saj me Francën, Austrinë dhe Zvicrën u mbyllën sot në mëngjes.

Franca po shqyrton bllokime më të rrepta, pasi kreu i Shëndetësisë deklaroi se situata po përkeqësohet shpejt.

Shifrat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë 164 mijë raste të konfirmuara dhe 6470 të vdekur në të gjithë botën.

Qëllimi është të frenohet përhapja e virusit por edhe të kufizojë panikun ndërkufitar, njoftojnë mediat gjermane. Vetëm kufijtë me Holandën dhe Belgjikën nuk janë ndikuar nga ky vendim.

Shkollat ​​në Gjermani u mbyllën javën e kaluar, ndërsa Berlini gjatë fundjavës mbylli të gjitha klubet, baret dhe qendrat e fitnesit. Takimet e mbipopulluara në të gjithë vendin janë të ndaluara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!