Koreja e Veriut: Sanksionet e ashpra, jo shtysë për negociata me SHBA

schedule11:05 - 21 Mars, 2018

schedule 11:05 - 21 Mars, 2018

Koreja e Veriut ka njoftuar se në kërkesën për takim me presidentin amerikan Donald Trump nuk kanë ndikuar snaksionet por vetëbesimi i regjimit komunist. Pheniani thotë se dakordësia për dialog erdhi pasi arritën çdo gjë që dëshironin.

Mediat shtetërore e Koresë së Veriut thotë se ishte “vetëbesimi dhe jo sanksionet e ashpëra që ndikoi në kërkimin e bisedimeve me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Komenti i KCNA vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump pranoi ftesën për tu takuar me liderin e regjimit komunist Kim Jong-un. Raportimi i kësaj media është publikuar për të kundërshtuar kritikët “mendjengushtë”, të cilët vënë në diskutim motivet e Koresë së Veriut.

Akoma nuk është e qartë se ku do të ndodhë takimi mes Trump dhe Kim, pasi aktualisht për përgatitet terreni për këtë zhvillim. Nëse do të ndodhë, do të jetë takimi i parë mes liderve në pushtet të Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni vendosi në shkurt sanksione të reja ndaj Phenianit, më të ashpërat në histori, në atë që Trump e cilëson si “një fushatë e presionit maksimal”.

Editoriali i KCNA nuk iu referua në mënyrë direkte një samiti të mundshëm, por thotë se “propozimi për paqe” ka shkaktuar “shenja ndryshimi” në mardhënien e Penianit me SHBA-të. Kjo është herë e parë që Koreja e Veriut është shprehur me një gjuhë më të qetë ndaj Uashingtonit. Gjithashtu media shtetërore thotë se dakordësia për dialog erdhi pasi Pheniani arriti çdo gjë që dëshironte sa i përket programit raketor dhe bërthamor.

Ndërkohë, analistët amerikanë mendojnë se mundësia e takimit mund të shpërdorohet pasi Trump ka ndërment të vijojë me planin e administratës për stërvitje ushtarake bashkë me Jugun në gadishullin Korean. Regjimi komunist e ka parë këtë zhvillim gjithmonë si një kërcënim i hapur ndaj tij dhe si një parapërgatitje për pushtimin e vendit./abcnews.al