Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre armiqësor, Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të vazhdojë negociatat për sa i përket programit bërthamor.
Një ditë pas dështimit të negociatave në Stockholm, Peniani shpjegon se nuk ka asnjë dëshirë për të vazhduar negociata të kota si këto; të paktën deri sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërmarrin masa praktike dhe t’i japin fund politikave të tyre armiqësore.
Sipas një zëdhënësi, fati i dialogut është në duart e Uashingtonit./ABC News Albania 24/7