Koreja e Veriut ka mohuar eksportimin e armëve në Rusi që kur Moska pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit. Në një raport të piblikuar, Pheniani i përshkroi gjithashtu raportet e inteligjencës amerikane si një përpjekje për të dëmtuar imazhin e Koresë së Veriut, sipas skynews.
Një zyrtar i paidentifikuar i Koresë së Veriut i ka thënë Uashingtonit që të ndalojë së bëri vërejtje të matura.
Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e administratës Biden konfirmuan një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane se Rusia ishte në procesin e blerjes së armëve nga Koreja e Veriut, duke përfshirë miliona predha dhe raketa.
Kjo deklaratë e fundit nga Koreja e Veriut vjen disa javë pasi Moska i përshkroi gjetjet e inteligjencës amerikane si “të rreme”. Eksportet e armëve të Koresë së Veriut në Rusi do të shkelin rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ndalojnë vendin të importojë ose eksportojë armë.
/abcnews.al