Koreja e Veriut njeh zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve në lindje të Ukrainës

schedule09:45 - 4 Tetor, 2022

schedule 09:45 - 4 Tetor, 2022

Media shtetërore ruse Tass raporton sot se Koreja e Veriut ka njohur rezultatet e “referendumeve” në katër rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Këto referendume janë karakterizuar si një “show propagandistik” dhe “ilegale” nga autoritetet ukrainase në Kiev dhe janë dënuar nga shumica e vendeve perëndimore.

Ne respektojmë vullnetin e banorëve që donin ribashkimin me Rusinë dhe mbështesim qëndrimin e qeverisë ruse që këto zona të bëhen pjesë e vendit.

Referendumet u mbajtën në përputhje me Kartën e OKB-së, e cila sanksionon parimet e barazisë së popujve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje, në përputhje me procedurat ligjore që lejuan vullnetin e popullit të dy republikave dhe të dy rajoneve”, sipas një deklarate të ministrisë së punëve të jashtme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!