Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koreja e Veriut dënon lëvizjen e SHBA për të dërguar tanke 31 M1 Abrams në Ukrainë

schedule20:13 - 27 Janar, 2023

schedule 20:13 - 27 Janar, 2023

Koreja e Veriut ka dënuar vendimin e SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me tanke duke thënë se po përshkallëzon një “luftë proxy” të keqe që synon të shkatërrojë Moskën. Komentet e Kim Yo Jong, motrës së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u transmetuan nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Ajo tha se administrata e Biden-it po kalonte më tej vijën e kuqe duke dërguar tanket e saj në Ukrainël

“Unë nuk dyshoj se çdo pajisje ushtarake me të cilën mburren SHBA-ja dhe Perëndimi do të digjet në copa përballë shpirtit të paepur luftarak dhe fuqisë së ushtrisë dhe popullit heroik rus,” tha ajo duke shtuar se Koreja e Veriut gjithmonë do “qëndrojë në të njëjtën llogore” me Rusinë.



Komentet e saj pasojnë njoftimin e SHBA-së të mërkurën për të dërguar 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë. Koreja e Veriut është i vetmi vend, përveç Rusisë dhe Sirisë, që njeh pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, dy rajone separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, dhe gjithashtu ka lënë të kuptohet për planet për të dërguar punëtorë atje për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!