Koreja e Veriut, 800,000 qytetarë dalin vullnetarë për të luftuar kundër SHBA-së

schedule08:18 - 18 Mars, 2023

schedule 08:18 - 18 Mars, 2023

Rreth 800,000 qytetarë dolën vullnetarë për t’u bashkuar me forcat e armatosura të Koresë së Veriut për të luftuar kundër SHBA- së.

Thirrja për t’u regjistruar në forcat e armatosura pason lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) në përgjigje të stërvitjeve ushtarake të vazhdueshme të SHBA dhe Koresë së Jugut.

Pheniani lëshoi të enjten raketën Hëasong-17 në zonën midis gadishullit Korean dhe Japonisë, disa orë para mbërritjes së presidentit të Koresë së Jugut në Tokio.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka akuzuar Uashingtonin dhe Seulin për përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në gadishullin Korean, ndërsa zhvillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake, më e madhja në vite në rajon si pjesë e bashkëpunimit të mbrojtjes së SHBA-së me Korenë e Jugut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!