Koreja e Jugut sukses në “sfidën” me COVID 19, shëron rreth 45 % të të sëmurëve

schedule19:52 - 26 Mars, 2020

schedule 19:52 - 26 Mars, 2020

Koreja e Jugut është një ndër vendet e vetme në botë që deri më tani ja ka dalë deri diku që të ketë nën kontroll situatën nga koronavirusi.

Nëse e gjithë bota është në panik nga përhapja e koronavirusit, ritmet e përhapjes në Korenë e Jugut duket që janë në ulje.

Nga mesi i marsit, Koreja e Jugut vuri re një stabilizm të prirjes së përhapjes së virusit. Shifrat ditore të përhapjes pësuan rënie krahasuar me ato të muajit shkurt.

Ekspertët besojnë se veprimet e shpejta të këtij vendi për testime në masë dhe masat për karantinë kanë ndikuar tek situata.

Ndërkohë që nga mesi i janarit kur koronavirusi filloi të shfaqej në Korenë e Jugut, u njoftua se rreth 45% e të sëmurëve janë shëruar plotësisht. Sipas Korea Herald, në vend janë regjistruar 104 raste të reja dhe numri i personave të infektuar ka arritur në 9 241./abcnews.al