Autoritetet në Korenë e Jugut kanë raportuar rritjen më të lartë të rasteve ditore me Covid-19 që nga fillimi i marsit.
Nisur nga situata, autoritetet e Shëndetit kanë shprehur shqetësimin se mund të nevojitet një shtrëngim i mëtejshëm i masave anti-Covid.
Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë raportuar 397 raste të reja me Covid-19 në mesnatë, krahasuar me një ditë më parë kur u konfirmuan 332 të tilla.
Në më shumë se një javë, numri me tre shifra i të infektuarve vijon që të rritet.
Me rastet e konfirmuara së fundmi, totali i të infektuarve në Korenë e Jugut shkon në 17,399 prej të cilëve 309 e kanë humbur betejën me sëmundjen. /abcnews.al/