Koreja e Jugut gati sanksionet kundër Rusisë, dërgon ndihma humanitare në Ukrainë

schedule08:48 - 28 Shkurt, 2022

schedule 08:48 - 28 Shkurt, 2022

Koreja e Jugut do të ndalojë eksportet e materialeve strategjike në Rusi dhe do t’i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi global i pagesave SWIFT, tha të hënën Ministria e Jashtme e vendit, sipas CNN

Ministria nuk bëri të ditur se cilat materiale strategjike kyçe do të ndaloheshin por tha se kishte njoftuar Shtetet e Bashkuara për vendimin e tyre nëpërmjet një diplomati. Vendimi nëse do të ndalohen gjithashtu eksportet e materialeve jostrategjike, duke përfshirë gjysmëpërçuesit dhe pajisjet elektronike, do të merret së shpejti.

Koreja e Jugut do të rrisë mbështetjen e saj humanitare për Ukrainën duke bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar dhe duke dërguar pajisje ushtarake jo-vdekjeprurëse, përfundoi ministria.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!