Koreja e Jugut, ofron bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut më datë 9 janar, për të diskutuar rreth pjesëmarrjes së mundshem të korano-veriorëve në Lojart Olimpike Dimërore 2018. Ftesa e Jugut, vjen pas deklaratës së udhëheqësit korano-verior, se po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të një skuadre në evenimentin sportiv që do zhvillohet në shkurt.
Koreja e Jugut është treguar e gatshme të ulet për bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut në 9 janar, për të diskutuar pjesëmarrjen e mundshme të vendit të izoluar në Lojrat Olimpike Dimërore 2018. Sipas BBC, ftesa e Seulit vjen pas deklaratës së liderit koreano-verior Kim Jong-un, se po shqyrtonte mundësine e dërgimit të një skuadre në Korenë e Jugut, për evenimentin sporitv që do të zhvillohet në shkurt. Udhëheqësi i Penianit, deklaroi se palët duhet të takoheshin urgjentisht për të diskutuar këtë mundësi.
Sipas, Kim Jong-un, viti 2018 është i rëndësishëm për të dy Koretë, teksa Veriu feston 70-vjetorin e themelimit – Jugu mirëpret Lojrat Olimpike Dimërore. Lideri i Penianit, nënvizoi se duhet të shkrihen marrëdhëniet e ngrira mes Veriut dhe Jugut, duke bërë që ky vit të mbahet mend në historinë e kombit.
Presidenti i Koresë së Jugut, e mirëpriti kërkesën e Koresë së Veriut si një shans për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara mes palëve. Ministri koreano-jugor i Bashkimit madje propozoi që përfaqësuesit e dy vendeve të takohen në Panmunjom, i mbiquajtur “fshati i armëpushimit”, ku palët historikisht kanë zhvilluar bisedime mes tyre.
Korea e Veriut në dy vitet e fundit ka avancuar shumë me progaramin e armëve bërthamore, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare në rritje. Ekspertët, theksuan se lëvizjet e Koresë së Veriut në drejtim të Jugut, mund të jenë një strategji për zbutjen e qasjes së ashpër të Uashingtonit, që ka inkurajuar të gjithë vendet të izolojnë Veriun. Koreja e Veriut ka marrë pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore edhe më parë, por jo në Korenë e Jugut. Peniani i ka bojkotuar Lojrat Olimpike të Seulit në vitin 1988./abcnews.al