Kordon policor te Unaza e re/ Balliu: Rama kërkon gjakderdhje

schedule18:27 - 12 Tetor, 2019

schedule 18:27 - 12 Tetor, 2019

Si çdo natë në orën 18:30 banorët e unazës së re që preken nga projekti i zgjerimit po protestojnë sërish, ndërkohë një forca të shumta policie janë zhvendosur te unaza e re duke formuar edhe kordon policor për të ruajtur dhe rendin gjatë zhvillimti të kësaj proteste.

Gazetarja e ABC News Yllka Kamenica raporton se në të dya anët e rrugës janë forca të shumta policie, Shqiponja dhe FNSH, ndërsa mungojnë policët e qarkullimit rrugor.

Ish deputeti demokrat Klevis Balliu i cili mbështet që nga fillimi këta banorë thotë se Rama kërkon gjakderdhje

“Ne nuk përleshemi me policinë. Banorët nuk duan luftë me policinë e shtetit. Të armatosur deri në dhëmbë. Për çfarë i keni marrë armët për të vrarë qytetareë, për të plagosur qytetarë? Turp”.

Balliu tha se e kanë lënë të hapur orarin e mbylljes së protestës. Nëse çdo ditë ka përfunduar në 19:30 sot kanë thënë që është pa limit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!