Korçë, zbulohen eshtra njerëzish gjatë punimeve për rikonstruksionin e lulishtes

schedule16:37 - 11 Korrik, 2019

schedule 16:37 - 11 Korrik, 2019

Dalin në sipërfaqe eshtra njerëzish gjatë punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e lulishtes “Shën Maria” në Korçë. Eshtrat mendohet  të jenë qindra vjeçare dhe u përkasin varreve të vjetra ortodokse të cilat kanë qenë të vendosura pranë kishës së Shën Marisë.

Në qytetin e Korçës gjatë punimeve për rikonstruksionin e lulishtes Shën Maria kanë dalë në sipërfaqe eshtra dhe mbetje të tjera kockore. Eshtrat, të cilat janë zbuluar nga punonjësit e shërbimeve publike, kanë qenë pak centimetër larg sipërfaqes së tokës dhe mendohet të jenë qindra vjeçare.

Sipas banorëve, këto eshtra ju përkasin varreve të vjetra ortodokse, të cilat kanë qenë të vendosura pranë kishës së Shën Marisë. Sipas traditës ortodokse, varrezat ndërtoheshin brenda territorit të kishës.

Këto varre qëndronin të ndara nga varrezat e myslimanëve. Rreth viteve ‘60 ndërmarrja komunale, i ka zhvendosur një pjesë të tyre, por duke mos e pastruar plotësisht territorin.

Banoret ngrenë shqetësimin për përsëritjen e fenomenit, duke apeluar, që të gjitha eshtrat të zhvendosen në varrezat e qytetit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!