Mësuesi Bledar Duro është arrestuar nga policiapër ngacmim seksual. Burime nga policia thanë për “ABC News” se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në “whatsapp” nga mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar për më tepër se 1 muaj.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi.
Sipas të dhënave, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë, pra jashtë orarit mësimor, ndërsa ishin bërë shumë të shpeshta kohët e fundit sa e vetmja mënyrë për të ndaluar mësuesin ishte ta denonconin në polici.
/abcnews.al/