Mësues “qejfli” dhe pijanec/ Ngacmoi nxënëset e mitura, e pranon: Isha i dehur. Gjykata e lë në burg

schedule11:49 - 16 Nëntor, 2024

schedule 11:49 - 16 Nëntor, 2024

Mësuesi i vizatimit në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë, Bledar Duro, do të qëndrojë në burg.  Gjykata ka vendosur këtë masë ndaj  45 vjeçarit pasi u njoh me provat e  prokurorisë.

Mësuesi ka pranuar mesazhet me përmbajtje erotike që iu ka dërguar  në whatsapp   dy nxënëseve të tij  minorene, por është justifikuar se I ka shkruar nën efektin e alkoolit.

Avokati  mbrojtës I  ka paraqitur gjykatës   raporte mjekësore  që thonë se prej  vitit  2014  Bledar Duro është përdorues I lëndëve narkotike dhe ka varësi nga alkooli.

Por pavarësisht   se   përdorues droge dhe I varuar nga alkooli  Bledar Duro jepte mësim në shkollën nëntë vjeçare në Korçë.

Mësuesi u vu në pranga pak ditë më parë  pas denoncimit  të dy nxënëseve të tij  14 vjeçe dhe prindërve të tyre të cilat iu thanë policisë se prej një muaji merrnin mesazhe  prej tij.

Mbi 45 vjeçarin rëndon akuza e  ngacmimit seksual./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!