Korçë, tregtarët e markatës protestë për uljen e tarifave e taksës mujore

schedule12:10 - 10 Qershor, 2019

schedule 12:10 - 10 Qershor, 2019

Tregtarët e Markatës në Korçë kanë protestuar për të disatën herë duke këmbëngulur në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata u grumbulluan para bashkisë për gati një orë dhe kërkuan uljen e tarifave dhe taksës mujore që paguajnë për hapësirën ku shesin, ndalimin e konkurencës së paligjshme dhe tregtarëve ambulantë të fruta-perimeve.

Mosplotësimi i kërkesave ka detyruar një pjesë të tregtarëve të braktisin Markatën dhe të shesin në ambjente të tjera.

Të njëjtin veprim do të ndërmarrin edhe tregtarët e mbetur, nëse bashkia nuk merr masa për të ndryshuar situatën. Ndërtimi i markatës së re ,dy muaj më parë, solli  largimin e tregtarëve të fruta-perimeve, nga zona e Pazarit për t’u vendosur në një ambjent me kushte bashkëkohore. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!