Korçë, Niko Peleshi prezanton perefektin e ri kolonel Dhori Spirollarin

schedule15:30 - 12 Nëntor, 2017

schedule 15:30 - 12 Nëntor, 2017

Prefekti i ri i Korçës, Dhori Spirollari u prezantua para drejtuesve të administratës publike në nivel lokal dhe qendror. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, e konsideroi Spirollarin, i cili vjen ne krye të Prefekturës së Korçës, pas një karriere të gjatë si ushtarak, si të duhurin për të përmbushur reformat e mandatit të dytë qeverisës. Roli i prefektit, sipas Peleshit, do të jetë i rëndësishëm për implementimin e reformës së ujit, të pronës dhe informalitetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!