Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kap duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm. Selami Zyberi u ndalua në aksin rrugor Qafë Plloçë-Qukës. I riu pasi ka konstatuar se po ndiqej nga policia, ka tentuar që të largohet me shpejtësi por është hapur dhe neutralizuar menjëherë.
Nga hetimet, rezultoi se 28-vjeçari do t’i transportonte emigrantët kundrejt pagesës 300-1000 euro secili, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash./abcnews.al