Korçë, mbyllen tre programe studimi në universitet

schedule19:00 - 8 Tetor, 2018

schedule 19:00 - 8 Tetor, 2018

Një nga programet më të hershme arsimore, ajo e gjuhës dhe kulturës franceze është mbyllur në Universitetin e Korçës. Sipas rektorit janë mbyllur tre programe studimi, pasi nuk ka patur numër të mjaftueshëm të studentëve të regjistruar.

 Tre programe studimi në Universitetin e Korçës janë mbyllur, për këtë vit akademik.

Programi i gjuhës dhe kulturës frënge, nuk ka pasur numrin e mjaftueshëm të studentëve të regjistruar edhe pse Korça njihet për traditën frankofone, e cila u konsolidua 101 vite më parë, me çeljen e Liceut Francez.

Po ashtu, interesim të pakët ka pasur edhe për programet e parashkollorit si dhe një program i fakultetit të bujqësisë.

Ali Jashari, rektor i Universitetit  Fan Noli: “Do të ngrijnë përkohësisht, programi gjuhë dhe kulturë frenge ë Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë. Studentët e regjistruar aty do të zhvendosen në programe të përafërta siç është psh, gjuhë dhe letërsi ose gjuhë angleze. Po në këtë fakultet është edhe arsimi parashkollor ku kishte numër të pakët studentësh dhe këta do kalojnë në programine  studimit për arsimin fillor,  dhe në fakultetin e Biujqësisë do ngrihet dhe programi i studimeve të bimëve”.

Nga ana tjetër, në universitetin e Korçës, janë çelur për këtë vit, 15 programe të reja studimi, 7 në ciklin dyvjeçar dhe të tjerat në Bachelor dhe Master, për të cilat interesi i maturantëve ka qenë i lartë.

Ali Jashari, rektor i Universitetit  Fan Noli: Ne sivjet hapëm 7 programe të tilla që përfshijnë fusha nga ekonomia, bujqësia, filologjia, filozofia, dhe janë programe që përgatisin specialistë të lartë në fushat përkatëse”

Në Universitetin Fan Noli edhe në raundin e dytë ka pasur një interesim të konsiderueshëm të maturanteve, ku kanë dalë fitues 1800 kandidatë për vendet e lira të mbetura nga raundi i parë i regjistrimit. E veçanërisht për programet e studimit dy vjeçar profesional, ku rezultojnë 100 fitues për 30 kuota pranimi për të 7 programet e studimit. /abcnews.al